Lidhje

Serbia, nënshkrimi i marrëveshje me EULEX-in në fund të muajit


Autoritetet serbe thanë sot se deri në fund të këtij muaji presin nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim policor me Misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovës.

Çështja e kësaj marrëveshjeje është shndërruar në temë debatesh të ashpra në Kosovë, udhëheqësit politikë të së cilës kanë refuzuar të mbështesin çfarëdo marrëveshjeje me Serbinë pa pjesëmarrjen e tyre. Ata e kanë shpallur të mbyllur debatin për protokollin mbi bashkëpunimin policor, por këshillimet për tejkalimin e gjendjes së krijuar po vazhdojnë ndonëse me dyer të mbyllura.

Beogradi paralajmëron edhe dy marrëveshje të reja me EULEX-in, që kanë të bëjnë me doganat dhe gjyqësinë, por nënshkrimi i tyre nuk mund të ndodhë pa u përmbyllur çështja e protokollit për bashkëpunimin policor.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se marrëveshjet e bashkëpunimit janë me rëndësi thelbësore për luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa Prishtina ngulë këmbë se bashkëpunimi duhet të vendoset nga qeveritë sovrane të vendeve të rajonit.

Kundër protokollit por për arsye të tjera janë shprehur edhe përfaqësuesit e serbëve në veriun e Kosovës sipas të cilëve me këtë marrëveshje, Beogradi zyrtar po i njeh kufijtë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me gjithë kundërshtimin e pavarësisë së saj. //rd//

XS
SM
MD
LG