Lidhje

Kujdesi për burimet natyrore


Mjedisi është bërë një nga përparësitë kryesore në politikën ambientaliste nëpër botë. Qeveritë, grupet e mbrojtjes së mjedisit, madje dhe vetë qytetarët kanë marrë nisma nga më të ndryshmet për të mbrojtur burimet natyrore të vendeve të tyre apo edhe të vendeve të tjera. Në serinë e përjavëshme "Prirjet e gjelbra", kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi për turizmin në Finlandë, mbrojtjen e lumenjve në Kolumbi dhe pastrimin e Everesit në Nepal.

Që nga ngjitja e parë në vitin 1953, Mali Everest ka tërhequr një numër shumë të madh aplinistësh që janë përpjekur të shkojnë në majën e tij. Por praktikat jo të mira të ngjitjes dhe shtimi i turizmit e kanë kthyer Everestin nga mali më i lartë i botës në kapicën më të lartë të plehrave në botë.

Disa grupe kanë hequr mbi 10 tonelata plehra nga Everesti që nga mesi i viteve 90-të, pas ankesave të alpinistëve se mali ishte në një gjendje të mjerë.

Meqë mali është i mbushur me pajisje të braktisura dhe i tejshkeluar nga çizmet e mijëra turistëve çdo vit, grupet e mjedisit kanë kërkuar me këmbëngulje që mali të mbyllet përkohësith si një masë drastike për të ndalur hedhjen e mbeturinave.

Një grup japonez ka mbledhur hedhurina nga kampinget nëpër mal për t'i vënë në ekspozita në Japoni, Nepal dhe Kore për të ndërgjegjësuar publikun për problemin si dhe vetë alpinistët për të ndjekur prakika më miqësore ndaj mjedisit.

****

Në Kolumbi, liqeni është burim jetese, por me shpërdorimin e pyjeve dhe politikat e prerjes dhe djegies pa kriter të drurëve, pejsazhi është dëmtuar dukshëm.

Përpjekjet e vazhdueshme me varfërinë dhe tregtia e gjerë e drogës e kanë detyruar popullin e Kolumbisë të shfrytëzojë gjithçka që i del përpara. Por shumë vendas e kanë qartë se po nuk u kujdesën për liqenet dhe pyjet gjendja do të përkeqësohet edhe më tej.

Prandaj shumë njerëz kanë vendosur t'i shpallin pronat e tyre "Rezerva Natyrore" për të mbrojtur kështu mjedisin dhe për të zgjuar ndërgjegjen sociale tek bashkëvendasit e tyre.

Dhe për këtë qëllim, shumë të rinj kanë formuar një grup brenda Rrjetit të Rezervateve Private, që është vetëquajtur "Trashëgimtarët e Planetit".

Ata po mësojnë mënyra të dobishme se si të mbrojnë sistemet e ujit të pastër që rrethon tokat e tyre dhe shkëmbejnë vazhdimisht njohuritë e tyre me grupet e turistëve me shpresë që toka e tyre të lulëzojë përsëri.

****

Ndërsa shumica e turistëve shkojnë për pushime në vende tropikale, disa prej tyre kanë vendosur t'i kalojnë pushimet në fushat e mbuluara me borë të Finlandës

Sipas bordit turistik të Finlandës, rreth gjysma e vizitorëve vinë për të eksploruar natyrën e paprekur të këtij vendi, duke sjellë njekohësisht edhe fondet që i duhen qeverisë finlandeze për të ruajtur bukurinë natyrore të tij.

Mbrojtësit finlandezë të këtij mjedisi të bukur besojnë se tërheqja e turizmit për natyrën e vendit do të krijonte kushtet për mbrojtjen e zonave të mëdha të vendin nga shfrytëzimi komercial, duke u dhënë kështu mundësi ekonomive rurale të nxjerrin të ardhura nga turizmi veç pyjeve dhe fermave.

Kur trajtohet me rregulla të mira, turizmi shërben për të përmirësuar trashëgiminë natyrore të botës dhe të ardhurat që vijnë prej tij i ndihmojnë qeveritë për të ruajtur bukuritë natyrore të vendeve të tyre, ndërkohë që u japin mundësi vizitorëve të kalojnë pushime të këndëshme në mjediset e jashtëme. //rd//

XS
SM
MD
LG