Lidhje

23 të vrarë dhe 29 të plagosur në Irakun verior


Policia irakiane dhe burimet spitalore i kanë thënë Zërit të Amerikës se 23 vetë u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën në një sulm vetvrasës nga një kamion-bombë në një fshat kurd në veri të Irakut.

Shpërthimi ndodhi sot paradite në fshatin Vardak pranë Mosulit. Polica thotë se nga një shpërthim i dytë vetëvrasës u parandalua kur forcat irakiane të sigurimit hapën zjarr kundër atentatorit para se ai të aktivizonte eksplozivin në kamionin e tij.

Një një tjetër incidet, policia tha se katër vetë u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën nga një sulm me bombë në jug të Bagdadit. (ze)

XS
SM
MD
LG