Lidhje

Berlin: Anije solare pasagjerësh, teknologji miqësore për mjedisin


Në Berlin u ndërtua anija e parë e ushqyer me energji diellore. Anije ka një kapacitet prej 60 udhëtarësh. Miqësore me mjedisin dhe me aftësi lundrimi prej 10 orësh në ditë në një mot pa diell, ky është ndër novacionet e reja teknologjike që ka përfshirë thuajse mbarë botën ndërkohë që çmimet e karburanteve ende vazhdojnë të jenë problematike, pavarësisht një renie të dukshme krahasur me një vit më parë.

Të gjithë në bord në anijën më të re berlineze e cila u përurua në kryeqytetin gjerman. Anija ka një kapacitet prej 60 pasagjerësh dhe ushqehet vetëm nga energjia diellore.

Emrin Solon e ka marrë nga kompania me bazë në Berlin e cila prodhoi të 24 panelet solare të vendosura në çatinë e anijes. Mjeti lundrues ka një bateri e cila mund të funksionojë për një javë, që do të thotë se ajo mund të transportojë turistët përqark Berlinit edhe në ditët me re. Po ashtu, anija edhe mund të karikohet direkt nga korenti. Por kosotoja fillestare e një anije me energji diellore është shumë më e madhe sesa e një anije të zakonshme.

Mbështetës të kësaj teknologjie si Thomas Krupke, shef i kompanise Solon, thonë se është e pavend të flitet për koston sepse këtu nuk është nevoja për të paguar për lëndë djegëse.

“Anija është miqësore me mjedisin. Pra nuk ka përdorim karburantesh apo nevoja mirëmbajtjeje. Kështu që kosoja e funksionimit është shumë më e lirë sesa një anije e zakonshme".

Anija e furnizuar me energji diellore gjithashtu u ofron pasagjerëve një udhëtim më të këndëshëm, sepse nuk ka zhurmë motorike dhe tymra.

Edhe për kapitenin e anijes Solon, Klaus Seidel, kjo ishte një eksperiencë e re.

“E kam thënë shpesh që nuk vjen era naftë dhe është tejet e qetë. Për mua si kaëiten, është diçka krejt e re, por kjo është e ardhmja".

Anija u ndërtua nga kompania me qender në Berlin, Solarwaterworld. Shefi i kompanisë, Thomas Meyer, thotë se bateritë e kësaj anije nënkuptojnë se mjeti lundrues mund të përdoret edhe kur nuk ka diell.

“Nëse nuk ka diell, kemi bateri që ushqejnë anijen. Nëse koha është e keqe shpejtësia e anijes do të jetë më ngadalë".

Ai mendon se këto lloj anije pasagjerësh mund të përdoret kudo në botë.

“Anija kushton njëlloj si ato prej hekuri me motor me naftë dhe kapacitet lundrimi prej 10 orësh. Një anije pasagjerësh në Nju Jork, Hong Kong apo gjetkë nuk lundron më gjatë se dhjetë orë në ditë".

Kompania Solarwaterworld prodhon gjithashtu anije të vogla taksi që zakonisht u jepen me qera turistëve për disa orë. Firma shpreson që edhe kompani të tjera anijesh do t’i bashkohen kësaj ideje ndërkohë që ata përpiqen të zgjerojnë flotën e tyre. (ze)

XS
SM
MD
LG