Lidhje

Hollbruk: Nuk duhet nxituar për rezultatin e zgjedhjeve afgane


Një zyrtar i lartë amerikan thotë se njerëzit nuk duhet të arrijnë në përfundime para se komisioni elektoral afgan i ankimimeve të ketë kohë të hetojë lidhur me të gjitha njoftimet për mashtrime.

I dërguari amerikan në Afganistan Richard Hollbruk tha në një intervistë për BBC-në se mbajtja e zgjedhjeve në kushtet luftës është diçka tepër e guximshme dhe se afganët dhe komuniteti ndërkombëtar duhet t'i japin kohë komisionit të bëjë punën.

Dje, komisioni urdhëroi të mos llogariten votat në 51 qendra votimi në Kandahar, në 27 në Gazni dhe në 5 qendra në Paktika. Këto rajone treguan një mbështetje të fuqishme për Presidentin Hamid Karzai, njëri prej kandidatëve presidencialë.

Komisioni i Zgjedhjeve nuk tha se sa vota janë cilësuar të pavlefshme. Në deklaratën që shpjegonte vendimin, Komisioni citoi "fakte të qarta dhe bindëse për mashtrime", duke përfshirë fletë votimi të papalosura, probleme me listat e votuesve dhe fletë votimi fiktive. //lk

XS
SM
MD
LG