Lidhje

Sllovenia, jo veto përpjekjeve të Kroacisë për anëtarësim në BE


Sllovenia ka pranuar të mos i vërë veton përpjekjeve të Kroacisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Kryeministri slloven, Borut Prohor, njoftoi vendim sot, pas bisedimeve në Lubjanë me homologen e tij kroate Jadranka Kosor.

Sllovenia bllokoi bisedimet e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, pasi akuzoi Zagrebin se në dokumetet e paraqitura gjatë bisedimeve, ky i fundit shprehte paragjykime për kufirin mes dy vendeve.

Si pjesë e marrëveshjes së sotme, Kroacia pranoi të mos diskutonte çështjen e kufirit gjatë negociatave për anëtarëtimin e saj në BE.

Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, e mirëpriti këtë zhvillim, duke thënë se bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë mund të avancojnë.

Kroacia dhe Sllovenia kanë patur mosmarrëveshje për kufirin rreth Gjirit të Piranit dhe daljen në Detin Adriatik, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991.//lk

Sllovenia ka pranuar të mos i vërë veton përpjekjeve të Kroacisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Kryeministri slloven, Borut Prohor, njoftoi vendim sot, pas bisedimeve në Lubjanë me homologen e tij kroate Jadranka Kosor.

Sllovenia bllokoi bisedimet e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, pasi akuzoi Zagrebin se në dokumetet e paraqitura gjatë bisedimeve, ky i fundit shprehte paragjykime për kufirin mes dy vendeve. Si pjesë e marrëveshjes së sotme, Kroacia pranoi të mos diskutonte çështjen e kufirit gjatë negociatave për anëtarëtimin e saj në BE.

Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, e mirëpriti këtë zhvillim, duke thënë se bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë mund të avancojnë.

Kroacia dhe Sllovenai kanë patur mosmarrëveshje për kufirin rreth Gjirit të Piranit dhe daljen në Detin Adriatik, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991.

XS
SM
MD
LG