Lidhje

Greqi: Gjendje e jashtëzakonshme në një prej ishujve të vendit


Sot autoritet greke shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në një ishull grek, Evia, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan vdekjen e një polici.

Policia greke tha se makina e policit u rrëmbye nga një vërshim i fuqishëm në afërsi të qytetit Kimi. Trupi i pajetë i policit u gjet në orët e para të mëngjesit sot.

Një helikopter shpëtimi u erdhi në ndihmë viktimave të ngujuara të përmbytjeve.

Autoritet thonë se rreth 12 shtëpi dhe objekte biznesi janë dëmtuar dhe një urë është shkatërruar nga përmbytjet.

Njoftohet se gjatë natës së kaluar ka pasur rreshje të shumta shiu edhe në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.//mm//

XS
SM
MD
LG