Lidhje

Zyrtarët afganë thonë se Karzai kryeson zgjedhjet presidenciale


Zyrtarët afganë të zgjedhjeve thonë se presidenti Hamid Karzai udhëheq bindshëm në rezultatet thuajse të plota të shpallura sot.

Komisioni i pavarur elektoral tha se pas numërimit të 93 përqind të votave, zoti Karzai ka fituar 54 përqind të votave duke shmangur balotazhin.

Rivali i tij kryesor, ish ministri i jashtëm Abdullah Abdullah ka marrë 28 përqind. Por zoti Abdullah dhe kandidatët e tjerë i kundërshtojnë rezultatet.

Këto të fundit nuk do të jenë përfundimtare deri sa një komision tjetër për ankesat zgjedhore të hetojë akuzat për manipulime të shumta. Nëse komisioni i ankesave heq një numër të caktuar votash, kjo mund ta ulte zotin Karzai nën nivelin e nevojshëm të 50 përqindëshit. //mm//

XS
SM
MD
LG