Lidhje

Miçëll në Izrael në përpjekje për rigjallëruar bisedimet e paqes


I dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçëll është në Izrael në një tjetër përpjekje për rigjallëruar bisedimet e paqes para takimit këtë javë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Takimet e zotit Miçëll me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë pritet të përqëndrohen në çështjen e civilëve izraelitë që po ndërtojnë shtëpi në territorin e pushtuar.

Sot negociatori palestinez Saeb Erekat tha se palestinezët nuk do të bëjnë kompromis në kërkesat e tyre për të ndalur ndërtimin e vendbanimeve. Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar gjithashtu Izraelit të ndalë ndërtimet e vendbanimeve në Bregun e pushtuar Perendimor dhe Jeruzalemin Lindor. Izraeli thotë se ndërtimi i vendbanimeve është i nevojshëm për të akomoduar rritjen e popullatës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu takohet me Presidentin egjiptianin Hosni Mubarak në Kairo sot për të diskutuar rigjallërimin e bisedimeve të paqes me palestinezët. Zoti Netanyahu tha sot se megjithë përparimin e pjesshëm ka ende çështje të pazgjidhura me Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG