Lidhje

Jeta e fshehtë e milingonave e paraqitur në një ekspozitë

  • Rossane Skirble

Për milingonat mund të mendosh se janë qenie të paftuara kur je në piknik. Por një ekspozitë e re në Muzeun Kombëtar të Historisë së Natyrës në kompleksin kulturor Smithsonian në Uaashington, eksploron jetën e tyre. Fotografitë me përmasa njerëzore që janë ekspozuar tregojnë se këto krijesa të vogla kanë marrëdhënie sociale mes tyre, shumë të ngjashme me vetë njerëzit.

Biologu dhe fotografi i natyrës Mark Moffet e përdor aparatin fotografik sikur të ishte mikroskop.

Fotografitë në ekspozitë e tij me titull “Bujq, luftëtarë, inxhinierë: Jeta e fshehtë e milingonave”, kanë kapur aspekte dramatike të jetës së tyre të përditshme.

“…Përfshirë ndërtimin e autostradave dhe qyteteve (të tyre), sistemet e komunikimit, detajet si ato organizohen bashkarisht, si ato krijojnë ekipe apo linja prodhimi, siç bëjnë njerëzit nëpër fabrika.”.

Milingonat janë krijesa sociale, shumë të ngjashme me njerëzit. Ekspozita ndjek aktivitetin e llojeve të ndryshme të milingonave duke ndërtuar rrugë, milingona australiane, që kujdesen për të vegjlit apo në përgatitje për betejën.

“Ata kanë një ritual, gjatë të cilit, duke qëndruar mbi këmbët e tyre të gjata rrotullohen rreth njëra tjetërs. Atëhere kolonia me milingonat më të shkurtëra frikësohet dhe largohet.”

Moffet gjurmon sidomos milingonat e çuditshme dhe të rralla. Ai bën zbulime të ndryshme, si për shembull zakonet e ushqyerjes të një specieje që jeton në baltë në Ekuador, që ai e dokumenton në ekspozitë.

"Këto ndoshta janë milingonat më të ngadalshme. Ato thuajse nuk lëvizin fare gjatë gjithë ditës dhe zbulova që hanë kërmij. Shikoni këtë kërmill të ndjekur nga një milingonë balte, i cili bën një kthesë dramatike për të shpëtuar.”

Eskpozita përfshin një skulpturë që paraqet një vendbanim milingonash nën tokë, të derdhur në alumin, si dhe një koloni të gjallë milingonash. Por janë fotografitë ato që tërheqin më shumë 11 vjeçaren Cashmere Johnson dhe nënën e saj Marxhori nga Koloradoja.

Mark Moffett shpreson se vizitorët e muzeut, si familja Johnson, do ta kuptojnë më mirë rëndësinë e milingonave për ekologjinë e planetit tone.
“Ekspozita i njeh vizitorët me jetën e këtyre qenieve, duke harruar për një moment se ato janë kaq të vogla. Kupton se ato kanë si të thuash pasionet e tyre dhe një dinamikë që mundëson shumë veprime, të ngjashme me ato tonat.”


Prandaj, thotë Mark Moffett duhet të mendohesh dy herë para se të shkelësh mbi një milingonë, edhe nëse je në piknik. //mm//
XS
SM
MD
LG