Lidhje

Komisioni afgan: 30 civilë të vrarë nga sulmi i NATO-s në Kunduz


Një komisionin i emëruar nga qeveria në Afganistan thotë se 30 civilë afganë janë vrarë dhe nëntë janë plagosur nga një sulm ajror i NATOs në fillim të këtij muaji në provincën veriore të Kunduzit.

Një hetues i komisionit thotë se 69 Talebanë u vranë gjithashtu kur një komandant gjerman urdhëroi sulmin kundër militantëve talebanë që kishin rrëmbyer dy kamionë me naftë.

Hetimet fillestare të NATOs kanë treguar se mes viktimave kishte edhe civilë. Komandanti i misionit të NATOs ka caktuar një komision për të zhvilluar hetime të hollësishme rreth rrethanave që çuan deri tek sulmi.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm gjerman Frank Uolltër Shtajmajer thotë se synimimi i tij gjatë katë viteve të ardhshme është të vërë bazat për tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani.

XS
SM
MD
LG