Lidhje

Presidenti Obama, thirrje Wall Street-it të mbështesë reformat praktike


Presidenti Barak Obama i ka bërë thirrje sektorit amerikan të financave të mbështesë ato që ai i quajti reforma praktike.

Zoti Obama mbajti sot një fjalim të rëndësishëm në Nju Jork, qendra e shumë firmave financiare që falimentuan në kulmin e krizës financiare botërore. Presidenti fajësoi për falimentimin skemat e papërgjegjëshme dhe rregullat e dështuara. Ai tha se shumë kompani po i keqinterpretojnë shenjat e kohëve të fundit të rimëkëmbjes ekonomike dhe nuk po u kushtojnë vemendje mësimeve të nxjerra nga kriza.

Presidenti Obama tha se kritikët e kanë gabim kur thonë se ndryshimi i sistemit rregullator do të ngadalësonte rritjen ekonomike dhe do të dëmtonte tregjet. Ai tha se rregullat efikase dhe të përgjegjëshme janë kritike për të nxitur funksionimin normal të tregjeve.
Presidenti tha se firmat financiare që janë ndihmuar me paratë e taksapaguesve janë të obliguara të ndihmojnë pronarët e shtëpive, bizneset e vogla dhe entitete të tjera që ndeshin në probleme serioze.//lk

XS
SM
MD
LG