Lidhje

Shqipëri: Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj Fatmir Mediut

  • Armand Mero
  • Tiranë

Në Shqipëri Gjykata e Lartë vendosi sot të pushojë çështjen ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre në procesin për shpërthimin e 15 marsit të vitit të kaluar në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona. Shkak për këtë vendim u bë fakti që zoti Mediu është rizgjedhur deputet dhe si i tillë gëzon imunitet parlamentar. Sipas ekspertëve prokuroria shqiptare mund të kërkojë sërish heqjen e imunitetit ndaj zotit Mediu për të vazhduar kështu procesin ndaj tij.


XS
SM
MD
LG