Lidhje

Gjykata e Hagës dënoi me gjobë ish-zëdhënësen Florence Hartman


Gjykata e Krimeve të Luftës e OKB-së për ish-Jugosllavinë e dënoi me gjobën prej rreth 10 mijë dollarësh ish-zëdhënësen e gjykatës, për publikimin e informacioneve sekrete në një libër të sajin. Gjykata e Hagës e gjeti fajtore për mospërfillje francezen Florence Hartman.

Gjykata i vuri gjobën prej 10 mijë e 200 dollarësh për zbulimin e informacioneve në librin e saj “Peace and Punishment”- “Paqe dhe dënim”, si dhe për një tjetër artikull të botuar më vonë në një revistë, lidhur me punimet e brendshme të gjykatës.

Gjykata arriti në përfundimin se Hartman zbuloi qëllimisht sekrete të procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviç, që vdiq në vitin 2006 ndërsa gjyqi ndaj tij vazhdonte.

Gjykatësi tha se zonja Hartman e dinte mirë se informacioni ishte sekret dhe se ajo ndërhyri me dijeni të plotë dhe qëllimisht tek rregullat administrative, duke bërë të ditura vendimet e gjykatës. /ap.

XS
SM
MD
LG