Lidhje

Vazhdojnë debatet për trupat amerikane në Afganistan

  • Ravi Khana

Presidenti Obama po ndeshet me pakënaqësi përherë e më të mëdha brenda Partisë së tij lidhur me planet për dërgimin e një numri më të madh trupash për luftën në Afganistan, edhe pse komandantët amerikanë thonë se gjendja atje është përkeqësuar. Kryetari i Komisionit për Forcat e Armatosura të Senatit, Carl Levin, thotë se në Afganistan nuk duhen çuar trupa shtesë.

Pa dyshim, që kryengritësit talebanë kanë arritur fitore të rëndësishme kohët e fundit në mbarë Afganistanin.

Senatori Carl Levin tha në një seancë dëshmish në Senat se në Afganistan nuk duhen çuar trupa shtesë, pa përshpejtimin e trajnimit të ushtrisë afgane nga ushtarakët amerikanë. Ai tha se duhet të shtohet së tepërmi numri i trupave afgane.

“Mbështetja për shtimin e tupave afgane do të tregojë angazhimin tonë për suksesin e misionit që është në interes të sigurisë sonë kombëtare, por pa dërguar trupa amerikane shtesë në Afgansitan, gjë që do të shfrytëzohej nga talebanët për propagandë”.

Ai tha gjithashtu se pajisjet amerikane që nuk nevojiten më në Irak duhet t’u jepen forcave afgane. Senatori Levin që sapo është kthyer nga provinca Helmand e Afaginstanit, tha se udhëheqësit afganë duan të kenë mundësinë t’i luftojnë vetë forcat talebane.

“Ata i urrejnë talebanët, ata kanë jetuar nën sundimin e tyre. Arsyeja kryesore pse ne jemi atje është t’i ndihmojmë që përpjekjet tyre të kenë sukses”.

Presidenti Obama e ka quajtur të nevojshme luftën në Afganistan.

68 mijë trupa amerikane janë, ose do të jenë në Afganistan deri në fund të vitit.

Kohët e fundit, komandanti amerikan, gjenerali Stanley McChrystal i paraqiti një raport Presidentit Obama, duke e përshkruar gjendjen në Afgansitan të përkeqësuar. Nuk është e qartë në se raporti kërkon një numër më të madh trupash. Adminitrata pritet të vendosë brenda disa javësh në se do të dërgojë trupa shtesë në Afganistan.

Në prag të përvjetorit të 11 shtatorit, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nanci Pelosi po ashtu shprehu shqetësim lidhur me dërgimin e një numri më të madh trupash në luftë.

Nuk mendoj se ekziston një mbështetje e madhe për dërgimin e më tepër trupave në Afganistan, si në vend ashtu dhe në Kongres”.

Raporti i javës së kaluar i një instituti të politikave në Londër arrin në përfundimin se aktiviteti i talebanëve është përhapur në 80 për qind të Afganistanit dhe se atje ndodhin një ose më tepër sulme në javë.//lk


XS
SM
MD
LG