Lidhje

Projektligj në shqyrtim për të parandaluar sulmet biologjike


Në klimën e parashikimeve shqetësuese në Uashington, senatorët po propozojnë një projekt-ligj, që ata shpresojnë se do të parandalojë një sulm biologjik në të ardhmen. Ata thonë se projekt-ligji do të caktojë standarte të përkryera për sigurimin nga armët biologjike në botë.


Vetëm një javë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, një letër me antraks, një bakterie vdekjeprurëse, iu dërgua me postë senatorëve amerikanë dhe mjeteve të shtypit.
Ekspozimi ndaj antraksit shkaktoi 5 të vdekur dhe 17 të infektuar. Shumica e ekspertëve janë të një mendimi se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përgatitura për një sulm biologjik, madje disa thonë se kjo gjendje vazhdon edhe sot.

Një komision i caktuar nga kongresi thotë se një sulm biologjik ka të ngjarë të ndodhë diku në botë brënda 4 vjetëve të ardhshëm.Dhe kjo i nxiti senatorët amerikanë në Komisionin për sigurinë kombëtare që të propozonin një projekt-ligj.

Senatorja Susan Collins:

“Pengesat teknologjike ndaj zhvillimit dhe shpërndarjes së një arme biologjike, janë bërë më të pakta. Sëmundjet e rrezikshme janë më të përhapura dhe më vështirë të parandalohen”.

Hetuesit federalë thonë se 15 mijë individë janë të autorizuar të merren me sëmundjet më të rrezikshme në 400 qendrat kërkimore në Shtetet e Bashkuara, si ky laborator i ushtrisë amerikane të biombrojtjes afër Uashingtonit, që FBI-ja besonte se ishte burim i antraksit në vitin 2001.

Projekt-ligji do të krijonte një sistem me dy kategori me masa të forta sigurimi për kufizimet më të rrezikshme e të lehtësuara ndaj atyre që nuk përbëjnë një kërcënim të besueshëm.
Lija dhe antraksi do të ishin në kategorinë 1. 50 milion dollarë do të caktoheshin çdo vit për masa shtesë sigurimi.

Senatorët shpresojnë që projekt-ligji të krijojë një standart që do të ndiqej nga e gjithë bota.
Bob Graham kryeson komisionin, që parashikoi një sulm biologjik në të ardhmen.

“Rreth 20 vende në gjithë botën janë shkaktarët kryesorë të sëmundjeve. Edhe rreth 20 vende të tjera po ngrihen në këtë nivel. Ne duhet ta kontrollojmë këtë çështje tani, që e kemi kohën në anën tonë”.

Projekt-ligji do të identifikonte vendet në rrezik dhe më pas do të forconte masat e sigurisë në laboratore dhe të stërviten shkencëtarët, që meren me sëmudjet e grupit 1.

“You can work through international organizations, through third parties, but there's room in there for everybody who wants to participate in something like this”.

Kavita Berger, pranë Shoqatës Amerikane për përparimin e shkencës, thotë se në shumë vende në zhvillim, sëmundje si malaria, që përhapen nga mushkonjat, janë të përhapura.

“Me përjashtim të sëmundjes së lisë ndoshta dhe virusit të gripit të vitit 1918, të gjithë janë agjentë natyrorë që gjenden në natyrë diku nëpër botë. Shumë nga agjentët janë kërcënime shëndetësore në anë të tjera të botës”.

Ligji autorizon 40 milionë dollarë për ndihmë ndërkombëtare vitin e ardhshëm dhe 75 milionë në vitin 2001. Disa njerëz janë të befasuar kur marrin vesh se këto masa sigurie nuk u vunë zbatim menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit. Shkencëtarët dhe ligjvënësit bëjnë përgjegjëse rivalitetet mes agjencive qeveritare dhe mungesën e komunikimit.

Siç u shpreh një senator, ndonjëherë është i nevojshëm legjislacioni për të nxitur njerëzit të bëjnë atë që duhet në interes të sigurisë kombëtare. //ad//

XS
SM
MD
LG