Lidhje

Operacion policor anti-terrorist në lagjen Kuins të Nju Jorkut


Një zëdhënës i policisë së Nju Jorkut konfirmoi sot lajmin se forca speciale për terrorizmin kreu bastisje në disa banesa në Queens të Nju Jorkut të hënën në mëngjes.

Zëdhënësi nuk dha hollësi, por shtoi se bastisjet janë rezultat i bashkëpunimit mes policisë së qytetit dhe agjentëve federalë, pas informacioneve se elementë të Al Kaidës kanë vizituar disa njerëz në qytetin e Nju Jorkut.

FBI-ja amerikane informoi një grup anëtarësh të Kongresit amerikan mbi këto bastisje.

XS
SM
MD
LG