Lidhje

"Jeleku i Jetës" mund të jetë përgjigja e disa problemeve të zemrës


Në Shtetet e Bashkuara, rreth 300 mijë njerëz vdesin papritur nga zemra, ndërsa nëpër botë nuk dihet se sa njerëz janë të rrezikuar. Shumë pacientë kanë një pajisje të quajtur defibrilator, të futur në gjoks që i dërgon zemrës goditje për të stimuluar rrahjet. Tani disa mjekë e rekomandojnë pajisjen në formën e jelekut dhe Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkrive dhe Gjakut po teston efikasitetin e “LifeVest", siç quhet ajo, pra “jeleku i jetës”.

Mijëra njerëz e veshin atë dhe prodhuesi i tij me qendër në Pitsburg të Pensilvaninë thotë se pret që numri i pacientëve që përdorin këtë teknologji të dyfishohet brenda këtij viti. Russell Bennett ecën nëpër lagje për të bërë ushtrimet e rekomanduara nga mjeku i tij. Pak muaj më parë ai u diagnostikua me kardiomiopati, një gjendje shëndetësore kur zemra nuk popon mjaft gjak. Përfundimi mund të jetë pushimi i zemrës dhe vdekja.

"E kuptova se trupi mbante fluidet dhe pas një periudhe kohe arrita në një pikë kur mendova se ishte pasksa mbi gjunjë dhe atëhere vendosa të shkoja në spital”.

Mjeku i Bennett-it i ka rekomanduar të përdorë defibrilatorin e jashtëm, pikërisht atë që quhet “LifeVest", “jeleku i jetës”.

Jeleku monitoron vazhdimisht zemrën e Bennett-it dhe ia dërgon të dhënat mjekut. Në rast të një aritmie të rrezikëshme për jetën, jeleku e paralajmëron Bennett-in para se t’i dërgojnë goditje korregjuese përmes këtyre elektrodave. Mjeku i Bennett-it, George Monir, thotë se pajisja është një version i jashtëm defibrilatorit që i vendoset pacientit në kafazin e kraharorit.

"Në qoftë se dikush ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike në zemër për të rifillluar qarkullimin e gjakut, ka shumë mundësi që funksionimi i zemrës të përmirësohet dhe pacienti të mos ketë nevojë për defibrilator të brendshëm”.

Dr. Monir thotë gjithashtu se jeleku mund të shërbejë si asistencë e ndërmjetme mjeksore deri sa pacienti të diagnostikohet përfundimisht.

Para realizimit të jelekut, thotë ai, shpesh herë mjekët nuk kishin mjaft kohë në raste urgjente për të përcaktuar nëse ishte e nevojshme që pacientit t’i instalohej një defibrilator i brendëshëm.

"Ne vendosim para kohe për istalimin e defibrilatorit dhe pasi kemi mbledhur të dhënat, rezulton se jo të gjithë pacientët kanë patur nevojë për të."

Në raste të tjera më negative, pacientët humbasin jetën në mungesë të një alternative tjetër”. Kompania Zoll Lifecor që prodhon jelekun, thotë se në Shtetet e Bashkuara ai është përdorur që nga viti 2002 nga 13 mijë pacientë të rrezikuar nga pushimi i papritur i zemrës. Russell Bennett thotë se veshja e jelekut nuk e ka penguar në rutinën e përditëshme gjatë tri muajve e gjysmë që e ka veshur atë.

Por ai thotë se jeleku mund të mos jetë e rehatshëm në ditët e ngrohta dhe ai e ka të vështirë të flejë me të. Studimi i Institutit Kombëtar të Zemrës, Mushkrive dhe Gjakut që përfundon brenda 5 vjetësh, ka si synim të përcaktojë se cilët pacientë të sëmurë nga zemra do të përfitonin nga kjo pajisje e jashtme.

XS
SM
MD
LG