Lidhje

Haga miraton lirimin e ish presidentes serbe të Bosnjës


Gjykata e Hagës për Krime Lufte miratoi lirimin para kohe të ish-presidentes serbe të Bosnjes Biljana Pllavshiç e cila kreu dy të tretat e dënimit prej 11 vjetësh.

Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi e bëri të njohur sot vendimin për lirimin e zonjës Pllavshiç nga një burg i Suedisë, ku ajo kreu pjesën më të madhe të dënimit.

Gjykata e dënoi 79 vjeçaren Plavshiç në vitin 2003 pasi ajo pranoi fajësinë për rolin në përndjekjen e myslimanëve dhe kroatëve në luftën e viteve ‘90 në Bosnje-Hercegovinë.

Lirimi i saj ishte pjesë e një marrëveshjeje, sipas së cilës autoritetet i hoqën akuzat për gjenocid, shfarosje dhe vrasje. Biljana Pllavshiç pritet të lirohet më 27 tetor.

XS
SM
MD
LG