Lidhje

Presidenti  Obama në fushatë për mbështetje rreth politikave të tij


Presidenti Barak Obama po kërkon ndihmën e sindikatave të punëtorëve ndërsa përpiqet të sigurojë përkrahje për politikat e tij ekonomike e të shëndetit.

Presidenti po zhvillon fushatë për të siguruar mbështjen e sindikatave. Dje ai shkoi në dy shtete, Ohajo e Pensilvani

Presidenti Obama u takua me udhëheqësit e federatës më të madhe të sindikatave të Amerikës AFL-CIO, gjatë kuvendit të saj në Pitsburg, ndërsa Pensilvania po përgatitet të presë pjesmarrësit e takimit të nivelit të lartë të grupit të 20 vendeve javën e ardhëshme.

Presidenti Obama tha se dëshiron të bashkëpunojë me federatën e sindikatave për të rimëkëmbur ekonominë.

“Jemi apo jo në kohë të vështira ekonomike, puna nuk është problem. Puna është pjesë e zgjidhjes së problemit”.


Federata AFL-CIO është një prej mbështetësve kryesorë të planit të presidentit për reformimin e sistemit të kujdesit shëndetësor. Në fjalimin e tij, presidenti Obama u përpoq të nxisë edhe më tej për përkrahje këtë lëvizje punëtore.

“Kur do të thoni mjaf më? Sa punëtorë kanë humbur sigurimet shëndetësore? Sa familje hyjnë në borxhe të thella kur një i dashuri i tyre sëmuret? Edhe sa kohë do të prisni? Kjo çështje nuk pret!”

Po dje më herët, presidenti Obama vizitoi një uzinë të firmës General Motors në shtetin Ohajo, zone e prekur rëndë nga ngadalësimi ekonomik.Deri kohët e fundit kjo zone ishte përfshirë nga një valë pushimesh nga puna. Por tani uzina në qytetin Lordstaun sikur po gjallërohet, ndërsa ka filluar prodhimin e makinave më të vogla, që përdorin pak karburant.

Presidenti u tha punëtorëve se ata kanë arsye të jenë krenarë.

“Ne po bëjmë punën tone për të siguruar që makinat me cilësi të lartë, që djegin pak karburant, makinat e së ardhmes të ndërtohen këtu në Ohajo”.

Por presdienti e pranoi se ankthi vazhdon të ekzistojë mes atyre që e mbeshtesin jetesën e tyre në industrinë amerikane të automobilëve.

Marisol Gonzales ishte një prej atyre që diskutuan privatisht me presidentin Obama rreth problemeve te tyre

“Kjo periudhë ka qëne e frikëshme. Unë u pushova nga puna para 5 muajve dhe u morra përsëri në punë para 3 javësh”.

Shifra mesatare e papunësisë në shkallë vendi është 9.7 përqind. Por papunësia në qytetin Lordstaun ku ndodhet uzina është 15. 6 përqind. Kohët e fundit rreth 150 punëtorë që më pare ishin pushuar, u thirrën përsëri, ndërkohë që 1 mijë të tjerë pritet të rifillojnë punë së shpejti./a/

XS
SM
MD
LG