Lidhje

Ndërkombëtarët kritikojnë kryeministrin serb të Bosnjes për mohimin e krimeve


Zyrtarët ndërkombëtarë kanë kritikuar kryeministrin serb të Bosnjës, i cili ka mohuar kryerjen e disa prej akteve më të përgjakshme gjatë konfliktit të viteve 90 në Bosnje-Hercegovinë.

Kryenegociatori ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko, dhe Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, në një deklaratë të përbashkët e cilësuan çdo përpjekje për të ndryshuar historikun e konfliktit si të papranueshme dhe të pafalshme.

Ata vunë në dukje se Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në qershor dënoi një komandant të ushtrisë serbe të Bosnjes me 25 vjet burgim për bombardimin e një tregu në qytetin e Tuzlës në vitin 1995, nga ku mbetën të vdekur 71 vetë. Ata nënvizuan gjithashtu vendimet e Gjykatës së Hagës, e cila ka shpallur fajtorë një numër oficerësh serbë të Bosnjes për bombardimet në vitet 94 dhe 95 të tregjeve në Sarajevë, nga të cilat gjetën vdekjen mbi 100 vetë.//lk

XS
SM
MD
LG