Lidhje

Karter: Sulmet kundër Presidentit Obama lidhen me racën


Ish presidenti Xhimi Karter tha se sulmet në rritje kundër Presidentit Obama janë të lidhura me racën.

Gjatë një diskutimi në shtetin jugor të Xhorxhias, zoti Karter tha se disa amerikanë mendojnë se një afrikano-amerikan “nuk duhet të jetë president dhe nuk duhet të gëzojë të njëjtin respekt si të ishte i bardhë.”

Zoti Karter tha se deklarata të tilla si ato që e quajnë Presidentin Obama “nazist” nuk janë thjesht “rrjedhoja të rastit që vijnë nga një debat i sinqertë”, por janë më të thella se kaq.

Në një intervistë televizive të transmetuar mbrëmë, zoti Karter tha se raca qendron prapa asaj që ai e quajti “armiqësi të shfaqur në mënyrë demonstrative” ndaj Presidentit Obama.

Organizatorët e një serie protestash kundër zotit Obama i kanë hedhur poshtë akuzat se pas lëvizjes së tyre qendron racizmi, duke thënë se ata thjesht po shfrytëzojnë të drejtën për të demonstruar kundër politikave të tij. //ii

XS
SM
MD
LG