Lidhje

Njeriu më i gjatë në botë sipas rekordeve Gines


Lista e Rekordeve Botërore Guinness mirëpriti anëtarin e saj më të ri, Sultan Kosan nga Turqia, që me gjatësinë 2 metra e 47 centimetra është tani zyrtarisht njeriu më i gjatë në botë.

26 vjeçari Kosan e mori titullin dje në Londër, në udhëtimin e tij të parë jashtë Turqisë. Ai punon në një fermë dhe thotë se banorët e shfrytëzojnë gjatësinë e tij duke i kërkuar të ndryshojë llambat dhe të varë perdet.

Sulltan Kosan thotë se jeta e tij nuk ka qënë e lehtë, pasi ai nuk mund të hyjë në një makinë me madhësi normale dhe nuk ka patur kurrë një të dashur. Ai shpreson se fama e re do t’i japë shansin të shohë botën. Ai thotë se ëndrra e tij është të bjerë në dashuri dhe të martohet.

Sultan Kosan u emërua si njeriu më i gjatë në botë, pasi një tjetër kandidat, ukrainasi Leonid Stadnik i cili besohet të jetë më i gjatë u skualifikua pasi refuzoi të matej.//rd//

XS
SM
MD
LG