Lidhje

Mali i Zi dhe Izraeli heqin regjimin e vizave


Ministrat e Jashtëm të Izraelit dhe Malit të Zi nënshkruan një marrëveshje për të hequr vizat për shtetasit e dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Milan Rocen dhe homologu i tij izraelit Avigdor Liberman e nënshkruan marrëveshjen sot në Podgoricë.

Ministrat thanë se marrëveshja mund të nxisë shkëmbimet ekonomike dhe marrëdhëniet e tjera mes dy vendeve.

Zoti Liberman nënvizoi se investitorët izraelitë janë të interesuar në industri të ndryshme malazeze.

Ministri izraelit ndodhet në Mal të Zi në kuadër të një turneu ballkanik. Ai ka vizituar deri tani Kroacinë dhe Serbinë. Ai dhe homologu i tij serb, Vuk Jeremiç, nënshkruan dje marrëveshje për eliminimin e vizave mes dy vendeve të tyre.

XS
SM
MD
LG