Lidhje

Fisher: Presidenti Obama i ka njoftuar anulimin e planit për vendosjen e raketave


Kryeministri çek Jan Fischer thotë se Presidenti Barak Obama e ka informuar se Washingtoni nuk do të ndërtojë një sistem për mbrojtjen nga raketat në Evropën Lindore. Zoti Fischer tha se zoti Obama e bëri të njohur vendimin e tij gjatë një bisede telefonike me të mbrëmë.

Gazeta “The Wall Street Journal” shkruante sot se zoti Obama ka në plan ta anulojë një sistem radarësh në Republikën Çeke dhe një bazë për interceptimin e raketave në Poloni. Agjencia e lajmeve Rojters citon zyrtarë polakë të kenë thënë se kanë marrë njoftime të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara.

Sistemi i mbrojtjes nga raketat fillimisht u propozua nga ish-Presidenti Xhorxh Bush, i cili tha se ai do ta mbronte rajonin nga një sulm i mundshëm me raketë nga Irani. Por gjeneral i marinës amerikane dhe zëvendësshef i Shtabit të Shtatmadhorisë amerikane, James Cartwritght, kohët e fundit tha se Shtetet e Bashkuara e kanë mbivlerësuar se sa pranë ndërtimit të një sistemi raketash balistike me rreze të gjatë veprimi është Irani. Ky plan po ashtu zemëroi Rusinë.//lk

XS
SM
MD
LG