Lidhje

Statistikat: SHBA duket se po shkojnë drejt rimëkëmbjes


Shifrat e fundit nga ekonomia mbështesin më tepër idenë se Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt rimëkëmbjes.

Një raport i Departamentit të Punës thotë se numri i të papunëve që aplikuan për asistencë për herë të parë ra javën e kaluar. Kërkesat për asistencë janë tani në nivelin më të ulët që nga korriku.

Po sot Departamenti i Tregëtisë tha se numri i shtëpive të reja që ndërtohen u rrit në nivelin më të lartë në nëntë muaj.

Këtë javë, kreu i Rezervës Federale Ben Bernanke tha se recesioni ka të ngjarë të ketë përfunduar. Por ai paralajmëroi se do të duhet kohë për shumë amerikanë që të ndjejnë çlirimin nga kriza ekonomike.

Zyrtarët thanë se numri i përgjithshëm i amerikanëve që vazhdojnë të marrin asistencë për papunësinë u rrit në 6 presje 2 milionë. //ii

XS
SM
MD
LG