Lidhje

Kreu i CIA-s komenton për zgjedhjet në Afganistan


Kreu i agjencisë kryesore të zbulimit amerikan beson se akuzat për manipulimin e zgjedhjeve nuk do ta pengojnë rizgjedhjen e presidentit afgan Hamid Karzai.

Drejtori i CIA-s Leon Paneta i tha Zërit të Amerikës se dukej qartë që në votimet e gushtit kishte manipulime. Por ai thotë se zoti Karzai "ende duket se do t'i fitojë zgjedhjet e përgjithshme."

Shifrat paraprake të publikuara të mërkurën tregojnë se zoti Karzai ka marrë 54 përqind të votave, më shumë se 50 përqind që i duheshin për të shmangur balotazhin me ish ministrin e jashtëm Abdullah Abdullah.

Zgjedhjet u zhvilluan ndërkohë që zyrtarë të lartë amerikanë përpiqen të vendosin se si të mundin kryengritësit talebanë të cilët kanë zhvilluar një fushatë gjithnjë e më efikase për zgjerimin e influencës së tyre.

Zoti Paneta thotë se suksesi i Talebanit është rezultat i mbështetjes së vazhdueshme nga al-Kaida në Pakistan.//lk


XS
SM
MD
LG