Lidhje

Bashkimi Evropian i jep Serbisë një ndihmë prej 148 million dollarësh


Bashkimi Evropian ka rënë dakord t’i japë Serbisë një shumë prej 148 million dollarësh. Në këmbim, Sërbia duhet të vazhdojë punën drejt integrimit evropian.

Komisionieri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Oli Ren tha se kjo shumë do ta ndihmojnë Sërbinë të mbulojë shpenzimet për nevojat e saj krysore, megjithë vështirësitë buxhetore për shkak të krizës ekonomike globale.

Ai tha se ndihma ishte gjithashtu e kushtëzuar me zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së Serbisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në fillim të këtij muaji, presidenti serb Borist Tadiç tha se objektivi kryesor politik i vendit të tij është integrimi në Bashkimin Evropian.

Komisionieri Ren tha se ai mirëpret angazhimin e Serbisë për reforma. (ze)

XS
SM
MD
LG