Lidhje

Boston: Ligjvënësit vendosin për pasuesin e senatorit Kenedi


Ligjvënësit në shtetin Masaçusets miratuan një projektligj që do të lejojë guvernatorin të emërojë një pasues të përkohshëm në vend të senatorit të ndjerë Edward Kennedy.

Dhoma e Përfaqësuesve në këtë shtet miratoi ligjin me 95 vota pro dhe 58 kundër.

Kjo masë ndryshon ligjin e miratuar në vitin 2004 që kërkonte zgjedhje të posaçme brenda 145 deri në 160 ditë për të plotësuar një vend bosh në senat. Ligjvënësit demokratë kërkuan të ndalnin guvernatorin e atëhershëm republikan Mitt Romney të zgjidhte pasuesin e senatorit demokrat John Kerry në se ai do të fitonte zgjedhjet presidenciale.

Projektligji shkon tani në senat ku nuk ka siguri të plotë të miratohet edhe pse ai kontrollohet nga demokratët. Ligjvënësit republikan kanë premtuar të përdorin taktika proceduriale për të vonuar votimin përfundimtar.//lk

XS
SM
MD
LG