Lidhje

Rusia anulon dislokimin e raketave pranë Polonisë pas vendimit amerikan


Rusia tha se ka hequr dorë nga planet për dislokimin e raketave në një rajon pranë Polonisë, pasi presidenti Obama anulloi planet për sistemin e mbrojtjes nga raketat në Europën qendrore.

Gjatë një interviste në radio sot, zëvendës ministri rus i mbrojtjes, Vladimir Popovkin, tha se vendimi i zotit Obama e ka bërë të panevojshëm dislokimin e raketave Iskander me rreze të shkurtër në rajonin e Kaliningradit.

Presidenti Obama tha të enjten se do ta zëvendësojë sistemin e planifikuar të mbrojtjes nga raketat me një politikë të re mbrojtjeje për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s nga kërcënimi i raketave iraniane.

Rusia e ka kundërshtuar me forcë sistemin e raketave duke e parë atë si kërcënim ndaj sigurisë së saj. Ndërsa disa udhëheqës republikanë në Shtetet e Bashkuara dhe politikanë të Europës Lindore e kritikuan këtë ndryshim të politikave mbrojtëse.

XS
SM
MD
LG