Lidhje

Indonezi: Autoritetet konfirmojnë vrasjen e terroristit Nordin Top


Autoritet indoneziane konfirmuan se personi i vrarë këtë javë në një përjeshje me policinë është udhëheqësi terrorist Nordin Top.

Policia tha se provat e ADN-së mbështesin identifikimin e shenjave të gishtërinjëve.

Nordin ishte një nga katër personat e vrarë të enjten në një strehë të militantëve në Xhavën Qendrore. Tre të tjerë u arrestuan.

Policia njoftoi gabimisht muajin e kaluar se Nordin ishte vrarë në një tjetër sulm. Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se Indonesia ka marrë një hap të rëndësishëm në luftën kundër militantëve.

Nordin drejtonte një fraksion të rrjetit terrorist Xhemia Islamija. Grupi ka lidhje me Al-Kaidën dhe ka kryer disa shpërthime vitet e fundit në Indonezi. //bsa//

XS
SM
MD
LG