Lidhje

Albumi i ri i Jay Zi "The Blueprint 3"


Albumi i ri i Jay Z kryeson listat amerikane të muzikës duke e bërë atë artistin solo më të suksesshëm që nga koha e Elvis Presley-t. “The Blueprint 3” është albumi i 11 i yllit të muzikës rap që mban vendin e parë, duke e renditur atë para Elvis Presley-t për albumet në vendet e para.

Megjithë rekordin e ri, Jay Z ende mbetet pas Beatles të cilët kanë 19 albume që kanë zënë vendin e parë në Amerikë. Duke folur për katërshen e famshme, disa prej albumeve më të shitura të tyre patën sukses në listat amerikane të muzikës pasi tifozët nostalgjikë u turrën për të blerë albumet e ripërpunuara dixhitale. Gjatë javës që mbaroi me 13 shator u shitën 626 mijë kopje të albumeve të Beatles duke zënë vendin e 15 në listën e katalogëve të muzikës në amerikë.

Ndërkohë Beyonce është hedhur në gjyq lidhur me planet e saj për nxjrrjen e një parfumi me emrin “Fierce”. Shitësi i rrobave Abercrombie & Fitch e ka hedhur në gjyq këngëtares sepse kanë tregtuar një parfum me këtë emrë që nga 2002. Aroma e Beyonces pritet të dalë në treg në vitin 2010.

"Here Come The Girls" me regji të Gareth Walker i cili përmbledh krijimtarinë e tre superyjeve Lulu, Chaka Kjan dhe Anastacia do të jetë spektakli që do të fillojë në nentor në Edinburg të Anglisë me 21 nentor dhe do të përfundoj turneun në Belfast me 21 dhjetor.

Megjithëse që të trija janë bërë simbol i fuqisë së gruas në mënyrën e vet, ato këmbëngulin se sepktakli muzikor nuk është thjeshtë një festë e vajzave të rritura.

“Është forca e gruas tani dhe është ajo që sjellim tek muzika jonë dhe mendoj se sëbashku e nxjerrim këtë në pah përmes spektaklit...ne nuk po përjashtojmë askënd me këtë sepse muzika jonë gjimonë ka patur një larmi të madhe moshash dhe përkon me shijet e shumë njerëzve...kështu që nuk është spektakël femror por një aferë familjare.”

Në spektakël, yjet do të këndojnë dhe shoqërojnë ritmet e disa prej këngëve që u pëlqejnë atyre që nga vitet 1960 e deri në vitet 90-të. Mes këngëve hite do të jenë edhe “Shout”, “Respect” ‘Lady Marmalade” “It’s Raining Man” dhe “Bootylicious”.

Ato thonë se ndihen se e kanë njohur njëra-tjetren prej shumë kohësh. Koshdo kalon sadopak kohë në prezencën e tyre mund të shijojë kenaqësinë dhe energjinë e lartë që çlirojnë këto yje./ap.

XS
SM
MD
LG