Lidhje

Nju Jork: Takim Obama-Abas-Netanjahu


Presidenti Barak Obama tha se është me rëndësi kritike që udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet dhe për të rifilluar bisedimet e ngecura të paqes.

Zoti Obama i bëri komentet sot në Nju Jork pas një takimi të përbashkët me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmud Abas.

Zoti Obama tha se megjithë historinë e mosbesimit mes dy palëve, ata duhet të gjejnë rrugën për të ecur përpara.

Në fillim të bisedimeve zoti Obama i bindi të dy udhëheqësit të shtrëngonin duart dhe qendroi pas ndërkohë që ata afroheshin drejt njëri tjetrit.

Presidenti Obama tha se është bërë përparim drejt hedhjes së bazave për rifillimin e bisedimeve të paqes por mbetet shumë për të bërë.

Ai tha se kryenegociatori për Lindjen e mesme, George Mitchell do të takohet përsëri javën tjetër me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë.//lk

XS
SM
MD
LG