Lidhje

Aspirina mund të parandalojë kancerin në zorrën e trashë


Një studim i ri tregon se një dozë e përditëshme aspirine mund të parandalojë kancerin e zorrës së trashë tek njerëzit që kanë gjasa të preken gjenetikisht nga kjo sëmundje.

Shkencëtarë evropianë të kryesuar nga Xhon Burn i universitetit Newcastle në Britani, vëzhguan mbi 1 mijë persona me sindromën Linç. Kjo syndromë krijohet nga një ndryshim gjenetik që i bën njerëzit të pambrojtur ndaj një numër kancerësh, veçanërisht nga kanceri i zorrës së trashë.

Shkencëtarët u dhanë disa pacientëve aspirina dhe të tjerëve placebo. Rezultatet treguan se në grupin e trajtuar me aspirinë, vetëm 6 persona u prekën nga kanceri në zorrën e trashë, në krahasim me 16 persona që u prekën nga ky kancer në grupin e trajtuar me placebo.

Shkencëtari Burn thotë se megjithëse personat në këtë eksperiment ndërprenë marrjen e aspirinës, efekti i saj vazhdoi./a/

XS
SM
MD
LG