Lidhje

SHBA: Vazhdojnë hetimet pas arrestimeve për terrorizëm


Masat e sigurisë në Nju Jork janë forcuar më tepër se kurrë, tani që atje po mblidhen përfaqësues të lartë nga e gjithë bota për takimin vjetor të asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Tre persona të cilët akuzohen për tentativën e zbatimit të një plani terrorist të Al Kaidës në Nju Jork, u paraqitën dje në gjykatën federale. Agjentët federalë të cilët i kanë arrestuar, mendojnë se kanë zbuluar një celulë terroriste në Amerikë.

FBI-ja po përpiqet që të zgjerojë harkun e investigimeve anti-terroriste, që pas arrestimit të tre personave që akuzohen për pjesëmarrje në komplot terrorist për të hedhur në erë disa objekte të ndryshme në Nju Jork.

Në nga personat më të rëndësishëm mendohet të jetë 24 vjeçari Naxhibullah Zazi, me origjinë nga Afganistani. Ai është një shofer autobuzi nga Denver Kolorado dhe ndodhet në Amerikë që prej vitit 1999.

Zazi dhe babai i tij Muhamedi, si edhe një nga drejtuesit e njohur të Xhamisë së Re të Nju Jorkut u arrestuan të shtunën të akuzuar se gënjyer autoritetet federale.

Aa qëndruan nën mbikqyrje, para se të paraqiteshin në sallat e gjygjeve në Denver dhe në Nju Jork.

"Ky hetim po vazhdon në Denver, Nju Jork e në shtete të tjera të vendit, pasi ka edhe shumë shtigje të tjera që do të ndiqen me hollësi.”

Gjykata tha se në laptopin e Naxhibullah Zazit kanë gjetur udhëzime se si mund të pregatitet një bombë. Zazi e ka mohuar publikisht akuzën e përfshirjes në komplot terrorist. Por gjatë orëve të pyetjeve nga agjentë të FBI-së ai ka pranuar se ka vajtur në Pakistan dhe ka mësuar si të ndërtojë një bombë në një nga kampet stërvitore të Al-Kaidës.

Analisti mbi terrorizmin Bred Garret thotë se Zazi mund t’i japë hetuesëve shumë informacione me vlerë mbi Al-Kaidan.

"Ai mund të na japë numra telefoni, mund të na japë emra, mund të na japë vende. Mund të na japë informacion për gjëra që mund të ndodhin së shpejti.”

Autoritet thonë se nuk kanë shumë dijeni se çfarë po planifikonte Zazi, po FBI tha se kishin gjetur video të stacionit qëndror të trenave në kompjuterin e tij, dhe se ai kishte bërë kërkime mbi stadiumet e futbollit dhe të bejzbollit në Nju Jork.

Kryebashkiaku i Nju jorkut Majkëll Blumberg, tha se Al-Kaida nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të bërë një sulm tjeter në Amerikë.

"Ne jemi akoma në shenjestër, e sidomos qyteti i Nju Jorkut.”

Dokumentat e gjykatës sygjerojnë se FBI-ja ka gjetur çanta shpine dhe celularë në një apartament në Kuins të Nju Jorkut, ku Zazi ka qëndruar me datën 10 Shtator.

Ekspertë mbi luftën kundër terrorizmit, kanë qenë të shqetësuar mbi mundësine e përdorimit të bombave në çanta kurrizi në trenat e transportit të Nju Jorkut. Të njëjtat metoda janë përdorur në Madrid të Spanjës në Mars të 2004s, dhe në 3 shpërthimet në trenat e Sabweit në Londër dhe në një atutobus 2 katësh në korrik të 2005s.

Përveç arrestimit të Zazit, autoritetet thanë se po kërkojnë dhe për të dyshuar të tjerë. //bsa//

XS
SM
MD
LG