Lidhje

Shkencëtarët gjejnë prova të qarta të pranisë së ujit në Hënë


Shkencëtarët që analizojnë informacione të marra nga tre misione hënore kanë gjetur prova të qarta të pranisë së ujit në Hënë.

Informacionet e mbledhura nga tre anije të hapësirës, duke përfshirë atë indiane Chandrayaan-1, gjeti sasi të vogla uji të pranishme në pjesëza të ndryshme që përbëjnë materialin hënor.

Studimet do të botohen në numrin e nesërm të revistës Science.

Shkencëtarët thonë se molekulat e ujit u gjetën duke analizuar të dhëna nga tre sonda të pajisura me instrumente të NASA-s për të hartuar përbërjen minerale të materialit hënor.

Sipas shkencëtarëve, provat tregojnë se në pjesët më të ftohta të Hënës si krateret në polet e saj, mund të ketë sasi më të mëdha uji.

Studimet e reja përmbysin idetë e mëparshme se sipërfaqja e Hënës është e thatë, duke i hapur rrugën shkencëtarëve që një ditë të ngrejnë një bazë të përhershme kërkimesh në Hënë.

Muajin e ardhshëm, një sondë e NASA-s për vëzhgimin e kratereve do të përplasë një satelit në polin jugor të Hënës në përpjekje për të diktuar atje ujë dhe akull. //ii

XS
SM
MD
LG