Lidhje

Irak: 16 anëtarë të Al Kaidës arratisen nga burgu


16 anëtarë të Al Kaidës, 5 prej të cilëve ishin dënuar me vdekje, janë arratisur nga një burg në Irakun qendror.

Zyrtarë të sigurisë thonë se të burgosurit u arrastisën mbrëmë nga një burg i Tikritit, rreth 160 kilometra në veri të Bagdadit. Me sa duket, të burgosurit dolën nga një dritare e vogël e banjos.
Policia ka ndërmarrë kërkime intensive për gjetjen e të arratisurve. Ajo ka mbyllur rrugët, ka vendosur gjendjen e shtetrrethimit dhe ka urdhëruar kontrollin e kufijve.

Njëri prej të burgosurve u kap pranë Tikritit, por të tjerët ende nuk janë gjetur. Pas këtij incidenti, autoritetet provinciale shkarkuan kreun e anti-terrorizmit të provincës.

Tikriti e ka shumicën e banorëve suni dhe është vendlindja e ish-presidentit Sadam Husein.

XS
SM
MD
LG