Lidhje

Këshilli i Sigurimit: Rezolutë kundër armëve bërthamore


Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë, e cila kërkon të shtohen përpjekjet për të çliruar botën nga armët bërthamore.

Presidenti Obama drejtoi sot sesionin e posaçëm duke u bërë presidenti i parë amerikan që kryeson një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit.

Udhëheqësit e të 15 vendeve anëtare të organit vendimmarrës të OKB-së votuan në favor të rezolutës.

Rezoluta bën thirrje për të frenuar përhapjen e armëve bërthmaore, nxitjen e çarmatimit dhe pakësimin e rrezikut nga “terrorizimi bërthamor”. Ajo përcakton synimin për një botë pa armë bërthamore.

Rezoluta u kërkon të gjitha vendeve nënshkruese të traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthmore të bëjnë të njëjtën gjë. Ajo u bën thirrje vendeve bërthamore të vendosin kushte për eksportimin prej tyre të materialit bërthamor. //ii

XS
SM
MD
LG