Lidhje

SHBA bëjnë thirrje për kapjen, dënimin e vrasësve të vëllezërve Bytyqi 


Diplomatët amerikanë në Serbi kanë ngritur shqetësimet se askush nuk është dënuar për ekzekutimin e tre vëllezërve amerikanë me origjinë shqiptare nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Dje në një deklaratë të ambasadës amerikane thuhet se Shtetet e Bashkuara presin nga autoritetet serbe gjetjen dhe dënimin e atyre që janë përgjegjës për vdekjen e vëllezërve Bytyqi.

Më 1999 tre vëllezërit shkuan t'i ndihmojnë shqiptarëve për të luftuar forcat jugosllave dhe serbe në Kosovë. Ata ishin arrestuar dhe paditur për hyrje të paligjshme në Serbi, dhe pas dy vjetësh trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive me shqiptarë nga Kosova.

Deklarata e ambasadës amerikane vjen pasi të martën një gjykatë serbe për krimet e luftës në mungesë provash liroi dy të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Prokurorët kanë thënë se ata do të bëjnë apel për vendimin.//kk//

XS
SM
MD
LG