Lidhje

Gjermania mban të dielën zgjedhjet parlamentare

  • Sonja Pejs

Gjermanët votojnë këtë të djelë për një parlament të ri dhe bashkë me të edhe qeverinë e re. Kancelarja Angela Merkel ka kryesuar në anketat e opinionit para zgjedhjeve por ministri i saj i jashtëm është gjithashtu rival për pozitën. Si Bashkimi Kristian-Demokrat i zonjës Merkel dhe Social-Demokratët e qëndrës së majtë të Frank Walter Steinmeier po shikojnë mundësinë e koalicioneve. Votuesit ndërkohë janë të shqetësuar rreth ekonomisë së Gjermanisë dhe përfshirjen e vendit në Afganistan.

Parrulla dhe premtime fushate nga kandidatët që konkurojnë për mbështetje nga më shumë se 62 milionë votues të Gjermanisë.

Gara zhvillohet për të gjitha vendet e Dhomës së Ulët të Parlamentit, Bundestagut dhe bashkë me të qeverinë e re.

Për çfarë janë votuesit të shqetësuar?

"Për mua, çështja kryesore është ristrukturimi i sistemit ekonomik – për të punësuar më shumë njerëz dhe për të siguruar që vendi nuk shkatërrohet", thotë një votues.

Si shumë vende, Gjermania është goditur nga kriza ekonomike globale. Edhe pse shifrat e fundit tregojnë se vendi po del nga recesioni, gjermanët janë të shqetësuar, thotë analisti politik Nils Diederich nga universiteti Free i Berlinit.

“Të habit fakti që shumica e njerëzve thonë se nuk shohin problem për këtë çështje po ka shqetësime se në të ardhmen papunësia dhe probleme të tjera mund t’i rëndojnë njerëzit kështu që problemet ekonomike janë tema kryesore e këtyre zgjedhjeve”.

Kancelarja Angela Merkel ka kryesuar në anketa. Ajo shpreson se bashkimi Kristian-Demokrat do të fitojë vende të mjaftueshme për të zgjedhur një koalicion me demokratët e lirë.

Kundërshtari i saj kryesor është një nga partnerët e tanishëm të koalicionit, ministri i jashtëm Frank Walter Steinmeier nga demokratët socialistë të qëndrës së majtë.

Katër vjetët e shkuara, Gjermania është drejtuar nga një koalicion i gjerë i dy partive kryesore – konservatorët dhe socialistët – por anketat e opinionit tregojnë se gjermanët nuk janë të mrekulluar me këtë marrëveshje.

“Në se ke koalicion duhet të bësh compromise dhe kompromiset i bëjnë vendimet e paqarta”.
Kjo thotë zoti Diederich do të thotë se votuesit shpesh nuk i kuptojnë vendimet e marra dhe kjo sjell pasiguri.

Përfshirja e Gjermanisë në Afganistan është bërë çështje, pas incidentit të fundit në Kunduz ku komandatë gjermanë kërkuan një sulm ajror të Natos kundër luftëtarëve talebanë dhe vranë disa civilë.

Përfshirja e Gjermanisë në luftë është një çështje në mendjen e votuesve.

“Me përfshirjen e ushtrisë sonë pyes veten në se Afganistani është kaq i rëndësishëm ashtu siç pyetëm në se lufta në Irak ishte e drejtë”, thotë një votuese.

Gjermania ka 4 mijë e 500 trupa në Afganistan dhe shumica e gjermanëve kërkojnë tërheqjen e tyre.

Shumica e votuesve mendojnë se Gjermania duhet të largohet nga Afganistani sa më shpejtë të jetë e mundur.

Votuesit gjermanë mund të mos jenë të kënaqur me koalicionin që kanë tani dhe mund të mosbesim për të ardhmen. Por shumë e marrin seriozish votimin.

Votuesit gjermanë do të thonë fjalën e fundit për anëtarët e parlamentit dhe se cila parti do të formojë një koalicion për të drejtuar qeverinë e re. (ze)

XS
SM
MD
LG