Lidhje

Rubrika "Minutat e Hollivudit"; filmat e rinj të javës


Aktori amerikan Bruce Willis i është rikthyer filmave me temë fantastiko shkencor. Filmi i tij i fundit “Surrogates”, nga sot do të jetë i pranishëm në kinematë amerikane. Ndërkaq aktori britanik Clive Owen, ka realizuar filmin e tij të fundit me titull “Boys Are Back”, ku ai interpreton një baba që i duhet të menaxhojë i vetëm jetën e dy djemëve të tij.
Bruce Willis i është rikthyer sërish filmave fantastiko shkencor, një prej gjinive më të lëvruara prej tij.

Willis interpreton në filmin “Surrogates”, i cili trajton historinë e njerëzimit në një të ardhme të papërcaktuar, ku njerëzit mund të kontrollojnë versionin e tyre robotik në botën reale.
Ai thotë se i pëlqejnë filmat fantastiko shkencor, kur tema dhe subjekti i filmave është interesant.

Filmi “ Surrogate” del në kinam në të njëjtën periudhë me filma të ngjashëm që lëvrojnë tema fantastiko shkencore. Mbas pak del fimi “Gamer” me Gerard Buttler, më pas filmi i fundit i James Cameronit me titull “ Avatar” dhe vitin e ardhshëm filmi “ Tron Legacy”.

Për këtë mbiprodhim të filmave me tema të ngjashme, Willis mendon se është një prirje e Hollivudit për të sjellë prodhime me subjekte të ngjashme. “ Ishte një periudhë ku Hollivudi prodhoi disa filma për Robin Hudin psh. – thotë ai.

Por një nga sfidat e aktorit të njohur, është dhe regjia e një filmi. Ndonëse ka një proçes gjyqësor nga producentët e filmit “Three Stories About Joan”, pasi ai dha dorëheqje nga regjia e fimit, Willis thotë se ende ka në plan që të ulet në karrigen e regjizorit.

Filmi “Surogates” që nga mbrëmja e sotme, do të jetë prezent në kinematë amerikane.
Filmi “The Boys Are Back” me protagonist aktorin Clive Owen, trajton një temë sociale dhe familjare. Owen interpreton një bashkëshort të cilit i vdes e shoqja, dhe e lë me një fëmijë 7 vjeç. Subjekti i filmit ka ngarkesë emocionale që nga fillimi i i tij.

“ Skena kur duhej t’i shpjegoja tim biri në film, që ndoshta mami nuk do të ishte më me të, ishte jashtëzakonisht tronditëse “ – thotë Owen- “Është një marrëdhënie me ulje ngritje, një marrëdhënie që ka momente të mira, por dhe ngarkesa. Dhe papritur në këtë situatë, personazhit të filmit i vjen i biri 15 vjeçar nga martesa e parë për të jetuar me ta, duke i thënë “ti më le kur isha fëmijë , si munde t’a bësh këtë”. Por djali i madh i tij, krijon një marrëdhënie të ngushtë me të vëllanë e vogël; është një histori njerëzore” shpjegon protagonisti i filmit Owen. Ngjarja e këtij filmi është bazuar në një histori të vërtetë.

Aktori Clive Owen ka interpretuar së fundit në role të tilla si tek filmi “ The International”, “Shoot em up” apo “The Children of the Men”. Pjesëmarrja në këtë film është një profil i ri në galerinë e personazheve të krijuara prej tij.

Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez mori pjesë në premierën e filmit “South of Border” së bashku me regjizorin Oliver Stone, aktorin Danny Glover dhe Presidenti e Bolivisë Huan Evo Morales.

Regjizori Stone a ka cilësuar filmin “zbavitës”.

“Është një film që udhëton nga një shtet tek tjetri. Nis me Venezuelën, shkon në Kubë, më tej ndalet në Brazil e Argjentinë, në një takim me presidentët e këtyre vendeve. Nuk ishte e vështirë - nuk është analizë ekonomike, është thjesht një ndjenjë e përgjithshme se gjërat kanë ndryshuar në Amerikën e Jugut. “ thotë Stone.

Ai ka kaluar mjaft kohë me Chavezin gjatë filmit dokumenatar i cili zgjat për 75 minuta. Ai ka intervistuar gjithashtu udhëheqësit e Argjentinës, Brazilit, Ekuadorit, Bolivisë, Kubës dhe Paraguajit.

Skenarist i filmit është Tariq Ali, një historian me origjinë nga Pakistani. Ndërsa produecent i filmit është Fernando Sulichin. (ze)

XS
SM
MD
LG