Lidhje

Pakistan:16 të vrarë e 100 të plagosur nga një seri sulmesh vetvrasëse


Dy sulme vetëvrasëse me makina bombë të shtunën, lanë të paktën 16 të vrarë dhe 100 të plagosur në rajonet veriperëndimore të Pakistanit.

Sipas policisë në qytetin e Peshawarit, një person hodhi një granatë dore para një grupi njerëzish para se të shpërthente rreth 100 kilogram eksplozivë në makinën e tij. Nga shpërthimi humbën jetën 10 persona.

Sulmi ndodhi në qendrën tregëtare të Peshavarit.

Më parë, një tjetër autor sulmi vetvrasës e përplasi makinë e tij pranë një stacioni policie, duke vrarë të paktën 6 persona në qytetin Banu.

Një komandant i talebanëve mori përgjegjësinë për shpërthimin në Banu dhe paralajmëroi për sulme të tjera.

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari i dënoi shpërthimet. Një zyrtar tjetër lokal në zonën e shpërthimit tha se sulmet nuk do të zprapsin qeverinë nga lufta kundër militantëve.//mm//

XS
SM
MD
LG