Lidhje

Jeruzalem: Përleshje mes policisë izraelite dhe palestinezëve


Policia izraelite u përlesh me palestinezët sot pasi përpiqej të qetësonte një tjetër përplasje në një vend të shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit.

Dëshmitarët thonë se policia përdori granada me efekte paralizuese për të shpërndarë rreth 150 palestinezë që gjuanin me gurë turistët dhe policinë.

Përleshjet filluan pasi një grup turistësh francezë hynë në një vend të shenjtë si për hebrenjtë ashtu edhe për myslimanët.

Policia tha se 9 policë dhe 13 palestinezë u plagosën lehtë. Tetë veta u arrestuan.

Policia izraelite tha se dhuna ishte përpjekje për të prishur qetësinë para Jom Kipurit, dita më e shenjtë e kalendarit hebraik.

Ushtria tha se për shkak të arsyeve të sigurisë, po bllokon kufirin e Izraelit me Bregun Perëndimor deri nesër në darkë. //bsa//

XS
SM
MD
LG