Lidhje

Gjethet e Vjeshtës

  • Scenic America

Gjethet e Vjeshtës

Gjethet e Vjeshtës

"Gjethet e Vjeshës” na japin një pamje të mrekullueshme të shkencës dhe natyrës në këtë stinë të vitit. Nga e gjelbra tek ngjyrat e shdëritshme, e kuqe, portokalli, e verdhë, shikon hapësira të tëra pyjore të veshura me këto ngjyra. Në vazhdim te rubrikës “Parqet kombëtare të Amerikës” do të japim ndërrimin e gjetheve në një zonë pranë Maleve të Bardha në Nje Hempsher.

Pasi ditët e nxehta të verës ia lënë vendin vjeshtës së freskët, vjen edhe një nga transformimet e mrekullueshme të natyrës. Për disa javë luginat dhe kodrinat shkëmbore të Nju Inglandit mbulohen nga gjethe shumëngjyrëshe.

Më në veri, atje ku Shtetet e Bashkuara takohen me Kanadanë, ndryshimi është i dukshëm që në fillim të gushtit. Por me afrimin e vjeshtës ngjyrat e kuqe, e verdhë, portokalli dhe bronx marshojnë drejt jugut dhe zakonisht arrijnë kulmin në dy javët e para të tetorit në pyjet e dendura të Vermontit dhe Nju Hempshirit.

Ky fenomen është bërë prej shumë e shumë vitesh frymëzim për letërsi dhe shkencë.Me ftohjen e kohës dhe me shkurtimin e ditës, gjethet e panjës, mështeknës, ahut, lisit dhe drurëve të tjerë me gjethe të gjera që janë të panumërt këtu, nuk nxjerrin më kokrra. Pakësimi i dritës dhe ngrohtësisë bën që klorofili i gjelbër të dekompozohet, duke ia lënë vendin ngjyrave të ndezura që ishin mbuluar nga e gjelbërta gjithë vitin.

Kështu vihet re një ndryshim i përditëshëm ngjyrash, por që ndryshojnë edhe nga vjeshta në vjeshtë sipas variacioneve të temperaturës, shiut dhe ngricës.

Kaq të vlefshme janë këto ditë të shkurtëra me ngjyra, sa që qeveria e Nju Hempshirit organizon dhjetra vullnetarë nga një cep i shtetit në tjetrin qëtë raportojnë për ndryshimin e ngjyrave deri në fund të sezonit, ndërsa mijëra vizitorë dynden në Malet e Bardhë në përpjekje për të qënë aty në ditët kur gjethet kanë ndryshuar ngjyrën plotësisht e para se të fillojnë të bien.

Autostrada Kankamagus u ndërtua si një linjë tepër e nevojshme lindje-perëndim përmes Vargmalit të Bardhë. Pamjet e ndërrimit të gjetheve, të para prej saj, janë të pakrahasueshme. Në Nyjen Frankonia natyra ka krijuar një shteg malor nëpërmjet të cilit banorët e parë ngritën fermat, mullinjtë dhe eventualisht kishat që sot janë karakteristike për pjesën më të madhe të pejsazhit të Nju Inglandit

Kjo periudhë e shkurtër e vjeshtës frymëzoi Robert Frostin, i cili ndërtoi banesën e tij mes shtëpive me mure guri dhe llamarine të Nju Inglandit rural. I ndjeshëm ndaj ritmit të qetë të natyrës dhe pamjeve të veçanta të pejsazhit baritor, Frosti transformoi kuintesencën e pejsazhit amerikannë një skenë meditimi.

Në “Gjethet e vjeshtës” ai nuk pa vetëm shkëlqimin e ngjyrave të ndezura, por edhe melankolinë e tyre të padiskutueshme. Me ndërrimin e gjetheve, ndryshojnë edhe ndjenjat tona duke hyrë në stinën e ftohtë të dimrit kur me kalimin e ditëve pejsazhi zhvishet.

XS
SM
MD
LG