Lidhje

Bangkok: Fillojnë bisedimet për ndryshimet klimatike


Bisedimet e OKB-së për ndryshimet klimatike filluan sot në Bangkok, me pjesëmarrjen e 4 mijë vetëve nga 177 vende të ndryshme të botës, që përpiqen t’i pakësojnë ndryshimet lidhur me mënyrat për pakësimin e çlirimit të gazeve të efektit serrë në botë.

Vendet e industrializuara dhe ekonomitë e mëdha në zhvillim kanë dështuar në përcaktimin e një plani për negociatat e dhjetorit, që janë caktuar të mbahen në Danimarkë. Shefi për klimën i OKB-së Ivo de Boer i tha delegatëve se ka ende kohë, por ai shtoi se vendet që mund të jenë më ambiciozë duhet të veprojnë pa humbur kohë.

Shumë vende janë zotuar ta pakësojnë çlirimin e gazeve të efektit serrë, por nuk po arrijnë një marrëveshje lidhur me objektivin e pakësimit me 25 deri në 40 për qind të niveleve të vitit 1990. BE ka objektivin më ambicioz për pakësimin me 30 për qind, ndërsa Japonia kohët e fundit bëri të njohur objektivin e vet, për pakësimin me 25 për qind.

Xhon Pershing, kryenegociatori amerikan për çështjen, tha se SHBA mbështesin pakësimin e çlirimit të gazeve, të krahasueshme me nivelin e BE-së dhe Japonisë, por duan përkushtime të mbështetura me ligj edhe nga vende të tjera.//lk

XS
SM
MD
LG