Lidhje

Kuba kërkon në OKB normalizimin e marrëdhënieve me SHBA-në


Ministri i Jashtëm i Kubës po bën thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe që t’i jepet fund embargos tregtare amerikane.

Në fjalimin e tij sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Jashtëm kuban Bruno Rodriguez tha se masat e marra nga qeveria amerikane nën drejtimin e Presidentit Barak Obama për përmirësimin e marrëdhënieve me Kubën, janë një hap pozitiv, por ai shtoi se ato janë jashtëzakonisht të kufizuara dhe të pamjaftueshme.

Në muajin prill, Presidenti Obama e hoqi kufizimin ndaj udhëtimit dhe transferimit të parave të kubano-amerikanët për familjet e tyre në Kubë. Por ministri kuban Rodriguez tha se ekziston një dëshirë e vërtetë për ndryshim dhe se SHBA duhet ta hapin tregtinë mes të dy vendeve//lk

XS
SM
MD
LG