Lidhje

Obama mbështet Çikagon për Olimpiket 2016


Presidenti Barak Obama, shkon në Danimarkë nga fundi i kësaj jave për të mbështetur kandidaturën e Çikagos për lojrat olimpike verore të 2016.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti do të mbërrijë në Kopenhagë të premten paradite, pak para se zyrtarët e Çikagos të argumentojnë kandidaturën e tyre para anëtarëve të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik. Zonja e parë, Mishell Obama, do të mbërrijë në Kopenhagë të mërkurën, në krye të delegacionit amerikan.

Anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik do të votojnë të premten se cili nga të katër qytetet kandidate, Çikago, Madrid, Rio De Zhaneiro, apo Tokio, do të fitojë për të mbajtur Lojrat Olimpike të 2016.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti dhe zonja e parë do të flasin para Komitetit gjatë sesionit të së premtes. Çikago ka përballë një konkurencë të fortë të tre qyteteve të tjera. //ii

XS
SM
MD
LG