Lidhje

Armenia dhe Turqia në prag të vendosjes së lidhjeve diplomatike


Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Armenisë u takuan dje në Nju Jork me sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton, i cila i lavdëroi këto dy vende për angazhimin e tyre për përmirësimin e marrëdhënieve. Zonja Klinton gjithashtu theksoi lidhjet e ngushta që Shtetet e Bashkuara gëzojnë me Armeninë dhe Turqinë.

Të dielën, zyrtarët thanë se dy vendet do të vendosin lidhje diplomatike pas dekadash marrëdhëniesh të ftohta. Marrëveshja u arrit pas disa muaj bisedimesh. Zyrtarët turq e armenë thanë se marrëveshja do të nënshkruhet më 10 tetor.

Lidhjet midis Armenisë dhe Turqisë kanë qënë të tendosura nga vrasja në masë e armenëve nga ana e truqve osmanë gjatë luftës së parë botërore. Armenia thotë se rreth 1 milionë e 500 mijë armenë vdiqën gjatë asaj që Armenia e quan genocid. Turqia e hedh poshtë këtë term duke thënë se numri i të vdekurve është i ekzagjeruar./a/

XS
SM
MD
LG