Lidhje

SHBA - 75 persona pritet të lirohen nga qendra e ndalimit  në Guantanamo


Një zëdhënës ushtarak amerikan thotë se një grup pune vendosi lirimin e 75 prej 223 të burgosurve në Guantanamo, si pjesë e përpjekjes për mbylljen e kësaj qendre ndalimi.

Zëdhënësi ushtarak Bruk De Ualt tha se emrat e personave që do të lirohen janë publikuar në qendrën e ndalimit në Guantanamo. Njoftimet e shtypit vëne në dukje se mes tyre ndodhet një jemenas që është kthyer në atdhe dhe dy uzbekas që janë vendosur në Irlandë.

Grupi i punës ka marrë në shqyrtim një nga një çështjet e të burgosurve në Guantanamo për të vendosur se kush do të dalë në gjyq dhe kush do të lirohet.

Presidenti Barak Obama ka caktuar 22 janarin e vitit tjetër si afatin e mbylljes së burgut të Guantanamos ku mbahen persona të dyshuar për terrorizëm./a/

XS
SM
MD
LG