Lidhje

Afganistan: 30 të vrarë nga një bombë në anë të rrugës


Ministria e Brendshme afgane thotë se një autobus pasagjerësh ndeshi në një bombë në anë të rrugës në Afganistanin jugor duke shkaktuar vdekjen e 30 vetave dhe plagosjen e 39 të tjerëve.

Zyrtarët thonë se bomba shpërtheu në një autostradë të provincës Kandahar sot në mëngjes. Ata thanë se mes viktimave kishte edhe gra dhe fëmijë.

Zyrtarët qeveritarë fajësuan militantët talebanë për vënien e lëndëve plasëse. Kryengritja talebane përdor kryesisht bombat në anë të rrugës dhe sulme vetvrasëse në luftën kundër forcave të huaja dhe trupave afgane.

Një raport i OKB-së i publikuar javën e kaluar tha se dhuna në Afganistan u ka marrë jetën më shumë se një mijë e 500 civilëve këtë vit, dy të tretat e të cilëve janë shkaktuar nga sulmet e militantëve. //bsa//

XS
SM
MD
LG